Real Madrid kërkon “kthesën” përballë Espanyolit

Futboll

Real Madrid kërkon “kthesën” përballë Espanyolit

Më: 11 mars 2023 Në ora: 11:50
Logo e La Ligës

“Elita” e futbollit spanjoll, La Liga nisi siparin e javës së 25-të, mbrëmjen e shkuar me sfidën Cadiz-Getafe, përballje e cila përfundoi me rezultatin 2 me 2, pas shumë rastesh të humbura e “konflikteve” në fushën e lojës.

Ditën e sotme do të zhvillohen dhe 4 sfida të tjera të kësaj jave të Kampionatit spanjoll të futbollit, me përballjen hapëse që do të jetë ajo mes Real Madrid dhe Espanyol, me “galaktikët” që kërkojnë “kthesën” e rezultateve pas 3 ndeshjeve radhazi pa fitore.

Ndërkaq, përveç madrilenëve dhe Espanyol-it në fushë do të zbresin dhe 6 ekipe të tjera, ku më konkretisht Elche e vendit të fundit do të presë në “shtëpi” Real Valladolidin, Celta Vigo do të përballet me Rayo Vallecanon e Ivan Balliut,

Në mbrëmje Valencia do të përpiqet të “rrëmbejë” 3 pikë “mbijetese” përballje rivalëve të vëshitrë të Osasuna-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat