Paçarada me St. Paulin nuk kanë të ndalur, 6 fitore rresht në Gjermani 

Futboll

Paçarada me St. Paulin nuk kanë të ndalur, 6 fitore rresht në Gjermani 

Nga: K. G. Më: 11 mars 2023 Në ora: 15:04
Paçarada me shokë festojnë

Skuadra e St, Paulit nuk njeh rival në pjesën e dytë të kampionatit, duke regjistruar fitore e gjashtë rresht apo ka arritur pikët maksimale.

Reprezentuesi i Kosovës, Leat Paçarada, u paraqit titullar si zakonisht, duke dhënë maksimumin për këtë fitore, që i jep qetësinë e madhe skuadrës së tij në vazhdim të garave në Bundesliga II.

Fitore domethënëse ndaj një rivalit të papërshtatshëm.

Për St. Paulin realizuan Saliakas (13') e Afolayan(55') dhe për Greuther Furthin shënoi Ache (6').

Betim Fazliji futet në lojë në minutën e 86-të, duke shijuar fitoren e St. Paulit.

Jung i Greuther Furth u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesë së parë dhe mbeten me një lojtar me pak plot 45 minuta.

St. Pauli zë vendin e shtatë me 38 pikë dhe Greuther Furth është i 13 me 37 sosh.Paçarada me St. Paulin nuk kanë të ndalur, 6 fitore rresht në Gjermani 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat