Arsenali feston dy herë për pesë minuta

Futboll

Arsenali feston dy herë për pesë minuta

Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:32
Arsenali

Arsenali në avantazh të dyfishtë përballë Fulhamit.

Kryesuesit e Premier League, po luajnë në një transfertë të komplikuar, por ia kanë dalë të kalojnë në avantazh.

Minuta e 21’, krosim i Trossard nga goditja e këndit dhe finalizim me kokë i mbrojtësit Gabriel.

Ky ishte goli i tretë sezonal në kampionatin anglez për brazilianin.

Goli i dytë erdhi në minutën e 27’. Gabriel Martinelli shfrytëzoi një krosim nga e majta e Trossard dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Ky ishte goli numër 12 në Premier për sulmuesin brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat