Southampton i merr pikë Manchester Utd, Casemire ndëshkohet me karton të kuq

Futboll

Southampton i merr pikë Manchester Utd, Casemire ndëshkohet me karton të kuq

Nga: K. G. Më: 12 mars 2023 Në ora: 16:55
Casemire ndëshkohet me karton të kuq

Mancehster Utd ende i vuan pasojat e humbjes së javës së kaluar me rezultat 7:0 nga Liverpooli.

Ata sot në "Old Trafford" zhgënjyen me rezultat, duke luajtur baras (0.0) me Southampton-in, në takimin e javës së 27-të bë Premier League.

Në minutën e 34-të, lojtari brazilian, Casemiro, u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke lënë me një lojtar me pak "Djajtë e kuq".

Manchester Utd rendite në vend të tretë me 50 pikë dhe Southampton i fundit me 22 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat