Tri ndeshjet e radhës përcaktojnë fatin e Kukësit

Futboll

Tri ndeshjet e radhës përcaktojnë fatin e Kukësit

Më: 12 mars 2023 Në ora: 16:57
Kukësi

Kukësi është skuadra më në formë e momentit në Superiore, me të besuarit e Rrahman Hallaçit që kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

Verilindorët ia kanë dalë të largohen nga zona e rënies, e tashmë në mendje kanë nisur të kenë dhe zonën europiane.

Këtë edicion, diferencat mes skuadrave janë të vogla dhe tashmë ekipi kuksian e gjen vete pranë Europës.

Verilindorët, jo vetëm që kanë arritur të marrin 12 nga 15 pikët e mundshme së fundmi, por kanë pësuar vetëm një gol në katër nga sfidat që kanë fituar, tregues se kanë korrigjuar shumëçka në prapavijë.

Përpara janë dy ndeshje delikate me Erzenin në transfertë dhe me Egnatian në shtëpi.

Duele përcaktuese për fatin e objektivit të skuadrës së Kukësit.

Në mes është dhe ndeshja e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Teutën.

Kukësi vjen pas humbjes 2-0 në “Niko Dovana” dhe kërkon përmbysjen, mision që kanë nisur ta besojnë referuar rezultateve dhe lojës që prodhon ekipi i drejtuar nga Hallaç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat