Unitedi nuk apelon kundër kartonit të kuq të Casemiros

Futboll

Unitedi nuk apelon kundër kartonit të kuq të Casemiros

Më: 14 mars 2023 Në ora: 07:25
Casemiro

Manchester Unitedi ka vendosur që të mos apelojë kundër kartonit të kuq që Casemiro e mori në ndeshjen e fundjavës kundër Southamptonit në Premier Ligë.

Referi Anthony Taylor fillimisht e kishte ndëshkuar me karton të verdhë brazilianin, por e kishte ndërruar me të kuq pas ishte konsultuar me VAR-in.

Dënimi do të jetë katërlojësh.

Kjo, pasi ish-lojtari i Real Madridit ishte skuqur edhe në fitoren në shtëpi kundër Crystal Palacet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat