Dy futbollistë të rinj goditen nga rrufeja dhe vdesin derisa ishin duke luajtur

Futboll

Dy futbollistë të rinj goditen nga rrufeja dhe vdesin derisa ishin duke luajtur

Më: 14 mars 2023 Në ora: 13:15
Pamje nga stadiumi në Kenia

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Keni.

Dy futbollistë të rinj e kanë humbur jetën tragjikisht pasi janë goditur nga rrufeja derisa ishin duke luajtur futboll.

Gjatë ndeshjes miqësores mes Manyansi FC dhe Gianchore FC nisi të binte shi, por megjithatë ekipet e vazhduan lojën të shtunën që shkoi derisa goditi rrufeja vdekjeprurëse në Kissi të Kenisë Perëndimore.

Nga kjo tragjedi, dy futbollistë e humbën jetën në vend, ndërsa dy të tjerë u transportuan për në spital për shkak të plagëve të marra nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Është e trishtueshme që ata vdiqën duke e luajtur lojën që e donin më shumë. Ne iu shprehim ngushëllimet tona familjeve”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kenisë.

Ndër të tjera, pas këtij incidenti u bë apel edhe më i madh për vendosjen e rrufepritësve në vende publike, përfshirë këtu edhe fushat ku luhen ndeshjet e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat