Do të zëvendësojë veteranin Hugo Lloris

Futboll

Do të zëvendësojë veteranin Hugo Lloris

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:08
Hugo Lloris

Skuadra e Totteham është prej kohësh në kërkim të një portieri të ri, që do të zëvendësojë veteranin Hugo Lloris, aktualisht i dëmtuar.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, në krye të listës për të zëvendësuar Lloris, kampion bote me Francën, është një tjetër kampion bote, argjentinasi Emiliano Martinez.

Ky i fundit luan po në Premier League, me skuadrën e Aston Villa.

Matinez ka një kontratë deri në vitin 2027 me Villa, ndaj Tottenham  do të duhet të paguajë gati 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e argjentinasit.

Ndërsa kontrata e Lloris skadon verën e ardhshme.

Lloris, 36 vjec, duke tse është pranë lamtumirës, ndaj Spurs po synojnë një portier me përvojë.

Martinez, 30 vjec, tri sezonet e fundit është titullar me Aston Villa dhe së fundi u shpall kampion bote me Argjentinën, duke qenë profili i duhur për portën e Tottenham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat