Pique: Mjafton një zarf

Futboll

Pique: Mjafton një zarf

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:08
Pique

Gerard Pique beson në pafajësinë e Barçës, teksa akuzohet për blerje arbitrash, pas skandalit “Negreira”.

Ish-lojtari katalanas nënvizon me siguri: “Po, e vë dorën në zjarr, sepse Barça nuk i ka paguar kurrë arbitrat.

Nëse do të blesh një arbitr, është aq e lehtë, mjafton t’i japësh një zarf me ngjyrë të zezë.

Nuk ke pse shkon deri te një zv.president i Komitetit Teknik të Arbitrave, i bie më shkurt se kaq. Nuk kanë asnjë logjikë akuzat e ngritura ndaj barcelonës. Tashmë jemi mësuar me komplote dhe fushata…”

Rasti “Negreira” iu ka shërbyer gjithashtu disa sektorëve për të përfituar e marrë një pjesë të meritave për sukseset e arritura gjatë dy dekadave të fundit te Barça. Mirëpo, Gerard Pique nuk është i gatshëm ta bëjë pis një epokë të tillë të artë:

“Nuk mund ta njollosë askush dhe asnjë akuzë, sepse është një epokë e artë.

Atyre që kanë smirë nuk iu intereson më ajo që fituam, por si fituam.

Nëse duan, mund të rishikojnë gjithçka.

Ne ishim shumë, shumë superiorë, nuk u varëm nga arbitrat.

Unë nuk do të vazhdoja me asgjë tjetër, por është e vërtetë që prokuroria është e përfshirë.

Sidoqoftë, unë i besoj klubit”.

I pyetur nëse e njihte personalisht Negreira apo djalin e tij, Pique mohoi çdo kontakt dhe tha: “Ne nuk dinim asgjë. M

endoj se këto raporte janë më shumë për trajnerin dhe drejtuesit

Lojtarët tashmë i njohin gjyqtarët. Lojtarët që vijnë nga jashtë vendit kanë nevojë për ndihmë për të ditur profilin e secilit gjyqtar.

Që këtu e tutje, si lojtarë nuk kishim asnjë informacion”.

Së fundi, në lidhje me qëndrimin e Real Madridit për t’iu bashkuar akuzave, ish-futbollisti i Barçës e kuptoi pozicionin e klubit të bardhë, veçanërisht pasi e gjithë La Liga dhe tifozët e saj reaguan të irrituar: “Të gjitha klubet, përveç Real Madridit, ishin kthyer kundër Barçës. Real Madridi ishte i vetmi që nuk e bëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat