Muçi në formacionin e më të mirëve në Poloni

Futboll

Muçi në formacionin e më të mirëve në Poloni

Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:14
Muçi

Ernest Muçi është përfshirë në formacionin e javës në Poloni teksa ish-futbollisti i Tiranës u bë protagonist në triumfin 2-1 të Legia Varshavës ndaj Stal Mielec.

Ishte pikërisht sulmuesi ai që ndihmoi Legian të zhbllokonte rezultatin teksa në minutën e 49-të dhuroi asistin për Pekhart.

Për 21-vjeçarin ishte asisti i dytë radhazi pasi edhe në ndeshjen e kaluar të kampionatit ndaj Gornik, Muçi dhuroi asistin vendimtar në triumfin 0-1 të Legias.

Në ndeshjet e fundit të kampionatit duket se Muçi ka gjetur vazhdimësinë dhe ka pasur minuta të konsiderueshme në fushë teksa është një titullarët e formacionit të gjigantëve polak.

Aktualisht, Legia është në vendin e dytë të kampionatit me 49 pikë, 9 më pak se kryesuesit e Rakow.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat