Ky pritet të jetë ndryshimi i radhës i UEFA-s

Futboll

Ky pritet të jetë ndryshimi i radhës i UEFA-s

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:40
Aleksander Ceferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin po e konsideron nëse klubet me të njëjtin pronar do të vazhdojnë të ndalohen të luajnë në Ligën e Kampionëve në të njëjtën kohë.

Në një intervistë të gjerë me “The Overlap” të Gary Neville, Ceferin tha se po konsideron një rishikim të rregullave të pronësisë së shumë klubeve të Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi pasur pesë ose gjashtë pronarë klubesh që duan të blejnë një klub tjetër. Duhet të shohim se çfarë të bëjmë”, tha Ceferin.

Ceferin thotë se ka dy opsione në tryezë: të mbajë dënimin ose ta heqë atë, duke lejuar kështu dy klube të luajnë në të njëjtën garë. Ceferin shton se është i pavendosur lidhur me këto rregulla.

“Duhet të flasim për këto rregullore. Ne nuk duhet t'i themi vetëm jo investimeve për pronësinë e shumë klubeve, por duhet të shohim se çfarë rregullash vendosim", tha Ceferin.

Presidenti i UEFA-s duket se sugjeron se asnjë futbollist apo trajner nuk do t'i bindet pronarit të klubit të tyre nëse ky i fundit dëshiron që ata të humbasin kundër një klubi tjetër që ai zotëron.

“Nëse je pronar i dy klubeve dhe ata luajnë në të njëjtën garë, mund t'i thuash njërit klub të humbasë sepse dëshiron që tjetri të fitojë”, vlerëson Ceferin.

“Por për ju, si lojtar, a mendoni se është kaq e lehtë ta bësh këtë, t'i thuash një trajneri të humbasë ndeshjen sepse tjetri dëshiron të fitojë”, tha më tej Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat