Militao nuk i zë besë Liverpoolit

Futboll

Militao nuk i zë besë Liverpoolit

Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:16
Militao

Disfata me shifra 2-5 ndaj Real Madridit në fushën e tyre ka bërë që shumë tifozë të Liverpoolit t’i ulin pretendimet rreth kualifikimit në fazën çerekfinale të Champions-it.

Megjithatë, Eder Militao nuk e përqafon hipotezën në fjalë, madje ai ka specifikuar edhe dy futbollistë më të rrezikshëm nga Liverpooli, që mund të sjellin probleme në prapavijë:

“Jurgen Klop gëzon superskuadër me potencial të jashtëzakonshëm.

Gjithashtu motivimi ndaj nesh do të kapë majat për ta, i ndikuar nga rezultati i parë.

Salah dhe Firmino do të bëjnë çmos për të na vënë në vështirësi në çdo moment. Asgjë nuk është hipotekuar, çka do të thotë se duhet të jemi vigjilentë”, pohonte i shqetësuar braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat