Bushi: Sylvinho më bëri një premtim

Futboll

Bushi: Sylvinho më bëri një premtim

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:16
Alban Bushi

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi foli në konferencën për shtypin rreth dy miqësoreve në tokën turke ndaj Azerbajxhanit (23) dhe Polonisë (27). 49-vjeçari komentoi listën e lojtarëve, teksa u ndal edhe te grupi E i eliminatoreve të Euro U21.

Kuqezinjtë do të sfidojnë Rumaninë, Finlandën, Zvicrën, Malin e Zi dhe Armeninë. Bushi beson te kualifikimi. Ai theksoi se ky grup do të shkruajë historinë e Kombëtares U21. Në fund e mbyll me Sylvinhon.

“Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Azerbajxhanit dhe Polonisë. Na vlejnë për grupin eliminator që kemi në qershor. Këto dy rivalë i ngjajnë Armenisë dhe Rumanisë.

Grupi është i plotë, shyqyr Zotit nuk kemi pasur dëmtime. 90% e këtij grupi do të jetë deri në fund të sezonit. Kam shumë besim te lojtarët. Kemi një grup me lojtarë që do t’i shërbejnë Kombëtares në të ardhmen. Ata kanë marrë minuta, ndryshe nga më parë.

Miqësorja e qershorit? Miqësoret gjithnjë bëjnë mirë. Për ekipin dhe lojtarin. Një lojtar që shkon sot në Kombëtaren A është i kompletuar. Ai ka luajtur me gjithë kombëtaret e moshave.

Ata ndeshen shumë herë me Gjermaninë, Italinë apo Poloninë. Lojtarët duhet të jenë shumë të fortë nga ana mentale që të jenë pjesë e ekipit A.

Na bën mirë edhe neve si ekip, sepse do të provojmë shumë skema. Jemi në dilemë, pasi do të luajmë me një skemë ndryshe. Kemi shumë lojtarë mbrojtës që luajnë me 3 pas.

Ky grup që kemi aktualisht do të shkruajë historinë e Shqipërisë U21... Është grup shumë i fortë. Shorti është i mirë, nuk kemi ekipe të mëdha. Gjithçka është e hapur në këtë grup.

Kundërshtarët janë të mirë. Si cilësi lojtarësh janë aty aty me grupin tonë, edhe pse luajnë në ekipe më të forta sesa lojtarët tanë. Është grup i ekuilibruar, e shoh grup të kalueshëm", tha Bushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat