Një kampion bote bllokohet nga klubi i tij

Futboll

Një kampion bote bllokohet nga klubi i tij

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:25
Stadiumi “El Monumental” në Buenos Aires

“El Monumental” i Buenos Aires është gati të mirëpresë “Scaloneta”, pra kombetaren e Argjentines qe ka mare kete nofke tashme per shkak te trajnerit Lionel Scaloni! Ajo eshte gati të festojë heronjtë e Kupës së Botës.

Argjentina do të përballet me Panamanë në një miqësore, në atë që do të jetë ndeshja e parë zyrtare pas triumfit në Katar;

Do të jetë një ngjarje historike, siç dëshmohet nga shifrat që kanë të bëjnë me kërkesat për akreditim të shtypit: Federata ka marrë mbi 131,000 kerkesa.

Nga ana tjetër, 63,000 biletat “u dogjen” brenda dy orëve: në portalet zyrtare në radhë ishin rreth 1.4 milionë njerëz, të cilët rënduan serverët!

Por nje futbollist sdo te mund te mare pjese ne kete event kaq madheshtor…

 Alejandro Papu Gómez nuk do t’i bashkohet kombëtares së Argjentinës për dy ndeshjet në fund të këtij muaji. Papu Gómez u thirr në kombëtaren e Argjentinës nga trajneri Lionel Scaloni për të festuar fitimin e Kupës së Botës dhe dy ndeshjet kundër Panamasë dhe Curaçaos.

Por ai nuk do të mund të bashkohet me ekipin për festimet. Sipas DobleAmarilla, klubi i tij Sevilla nuk po e lejon atë të udhëtojë dhe t’i bashkohet ekipit. Ai në vend të kësaj do të qëndrojë me klubin dhe do të vazhdojë të rikuperohet nga lëndimi i tij.

Kombëtarja e Argjentinës do të luajë kundër Panamasë më 23 mars dhe pesë ditë më pas, më 28 mars do të luajë me Curaçao. Nje mundesi e hequr per Papu Gomez qe do te kishte dashur te festonte me popullin e tij…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat