Atletico e pamëshirshme ndaj Valencisë 

Futboll

Atletico e pamëshirshme ndaj Valencisë 

Nga: K. G. Më: 18 mars 2023 Në ora: 22:51
Atletico Madridi feston

Valencia është në zonën e kuqe, lehtë mund të bie nga liga nëse nuk përmirësohet me rezultate në vazhdim të kampionatit.

Atletico Madridi është treguar e pamëshirshme ndaj Valencisë, duke e mposhtur me rezultat 3:0. 

Golat i realizuan Griezmann (23'), Carrasco (49') e Lemar (67').

Atletico përforcon pozitën e tretë, e cila ia garanton një vend në garat e ardhshme të Champions League.

Atletico ka 51 pikë, ndërsa Valencia është në pozitën e 17-të me 26 sosh pas 26 jave të zhvilluara. 

Sipas kësaj, Valencia ka fituar mesatarisht nga një pikë për çdo ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat