Iglesias fiton duelin me Muriqin

Futboll

Iglesias fiton duelin me Muriqin

Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:56
Betis

Real Betis është rikthyer tek fitorja në përballjen e javës së 26-të ndaj Mallorca-s, duke i’u falur një goli të Borja Iglesias.

Sulmuesi shënoi në fillimin e pjesës së dytë, duke ndezur festën në “Benito Villamarín”.

Goli i 12-të për sulmuesin, i cili tani ndodhet i dyti në listën e shënuesve më të mirë të kampionatit pas Lewandowskit, në të njëjtën kuotë me Iago Aspas, Unal dhe Joselu.

Mallorca bëri gjithçka për të barazuar deri në fund, por Betis u mbrojt mirë dhe e menaxhoi siç duhet lojën.

Për 77 minuta luajti Vedat Muriqi, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që nuk arriti dot që të gjente rrugën e rrjetës.

Pas këtij suksesi, Betis shkon në kuotën e 45 pikëve, duke vijuar pretendimet për zonën Champions, ndërsa në anën tjetër Mallorca mbetet në mesin e klasifikimit me 32 pikë.

Për t’u veçuar se kjo ishte humbja e gjashtë radhazi në transfertë për Mallorca-n që larg shtëpisë po vuan shumë këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat