Hidhet shorti, Prishtina ndeshet me Vushtrrinë e Llapi me Gjilanin

Futboll

Hidhet shorti, Prishtina ndeshet me Vushtrrinë e Llapi me Gjilanin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:33
Pamje nga shorti

Sot në praninë e Komisionit të Garave, të përfaqësuesve të klubeve dhe mediave është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi, në këtë fazë do të përballet me skuadrën e Gjilanit.

Ky rreth i garave zhvillohet me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kuse ajo kthyese në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ndërkaq, çifti tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë.

Përballja e parë e këtyre dy skuadrave zhvillohet në Vushtrri, kurse ajo e kthimit në Prishtinë.

Ndeshjet luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit më 19 prill.

Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës

Vushtrria-Prishtina
Llapi-Gjilani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat