Përfundon sezoni për Tomiyasun

Futboll

Përfundon sezoni për Tomiyasun

Më: 21 mars 2023 Në ora: 20:13
Takehiro Tomiyasun

Sezoni për Takehiro Tomiyasun ka përfunduar para kohe.

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi japonez i është nënshtruar operacionit, të cilin e ka kaluar me sukses.

Tomiyasu kishte pësuar lëndim në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës.

Klubi londinez konfirmoi se 24-vjeçari do të mungojë për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Ai do të mund t’i bashkohet skuadrës në përgatitjet para-sezonale për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat