Lahm fundos PSG-në

Futboll

Lahm fundos PSG-në

Më: 22 mars 2023 Në ora: 16:20
Philipp Lahm

Kthehemi të flasim për sezonin e PSG-së dhe në veçanti sesi projekti parisien prej vitesh, me gjithë investimet e mëdha dhe lojtarët e mëdhenj të blerë, nuk ka çuar në rezultatet e dëshiruara.

Philipp Lahm, ish-futbollisti historik i kombëtares gjermane, e ka diskutuar këtë gjatë editorialit të tij në bashkëpunim me L’Equipe. “Klubi ka një problem thelbësor: skuadra është një kolektiv i papërsosur.

Marco Verratti është një shembull i mirë”, shpjegoi ish-futbollisti.

“Po, ai është një lojtar i mirë, i sigurt me topin dhe i saktë në goditje.

Një nga lojtarët më të mirë në kombëtaren italiane, por ai nuk ka mësuar të balancojë ekipin e tij me fanellën e PSG-së. Prandaj, nuk ka asnjë lidhje me shokët e tij të skuadrës në fushë. Në ndeshjen e dytë në Mynih ai humbi topin duke shkaktuar golat.”

Pak a shumë i njëjti argument i vlefshëm për Verratti-n ishte edhe për Mbappe: “Rasti i Kylian Mbappe është një histori më vete. Ai padyshim ka cilësitë e një lojtari të klasit botëror dhe dominon në Ligue 1.

“Megjithatë, talenti i tij nuk është i integruar me pjesën tjetër të ekipit. Nuk mund ta imagjinoj se si karriera e Mbappe mund të marrë një dimension tjetër duke qëndruar në Paris.

“Ky ekip me kosto tepër të larta i ngjan një dyqani luksoz, duke shfaqur pjesë të çmuara që admirohen nga të gjithë, por askush nuk mund t’i përballojë.

Tërheq vëmendjen, por funksionon vetëm ekonomikisht.

Mbetet një eksperiment i papërfunduar”, përfundoi Lahm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat