E ardhmja e Inzaghit në mëdyshje!

Futboll

E ardhmja e Inzaghit në mëdyshje!

Më: 22 mars 2023 Në ora: 16:26
Simone Inzaghi

E ardhmja e Inzaghit në mëdyshje!

E ardhmja e Simone Inzaghit në krye të Interit është vënë në dyshim serioz këto javët e fundit dhe drejtuesit e klubit zikaltër po mendojnë për një mbyllje të bashkëpunimit me teknikun në fund të sezonit.

Interi ka zhgënjyer këtë vit në kampionat, ku ka pësuar 9 humbje në 27 ndeshje të luajtura, por nëse skuadra arrin që të ecë në Champions League, atëherë pozitat e teknikut mund të forcohen sërish.

Gjithsesi drejtuesit i klubit po punojnë për të gjetur pasardhësin e Inzaghit. Mes emrave më të lakuar për të marrë drejtimin e Interit në rast të largimit të teknikut aktual janë: Antonio Conte, Vincenzo Italiano, Roberto De Zerbi dhe Thiago Motta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat