Hodaj: Arrestimi i Ademit në këtë moment, goditje e rëndë për futbollin tonë

Futboll

Hodaj: Arrestimi i Ademit në këtë moment, goditje e rëndë për futbollin tonë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 16:55
Taulant Hodaj

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Taulant Hodaj e ka cilësuar si goditje të rëndë për futbollin e Kosovës arrestimin e kryetarit të kësaj federate, Agim Ademin.

Në konferencë për media Hodaj ka theksuar se ditën e martë në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës, disa pjesëtarë të hetuesisë janë futur brenda dhe kanë shqetësuar lojtarët pa u prezantuar se kush janë, duke i kontrolluar dhe marrë në pyetje për gjëra që, sipas tij, nuk është dashur të përfshihen lojtarët.

Ai ka shtuar se askush nuk ka kërkuar leje e as nuk kanë paraqitur ndonjë leje për ta bërë këtë gjë, për të cilën ka thënë se është për keqardhje dhe se do kërkohen sqarime ligjore.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të Ademit, Hodaj ka thënë se nuk kanë për momentin informacione nëse ajo është e përkeqësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat