Tovërlani: Po përgatitemi për ndeshjen ndaj Moldavisë

Futboll

Tovërlani: Po përgatitemi për ndeshjen ndaj Moldavisë

Nga: K. Goca Më: 23 mars 2023 Në ora: 17:05
Afrim Tovërlani

Kombëtarja e Kosovës U21 po përgatitet me intensitet të shtuar për dy miqësore, e para kundër Moldavisë U21, nesër, më 24 mars në Antalya, dhe e dyta, ndaj Turqisë U21, më 27 mars në Alanya. 

Selektori i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, tha se atmosfera është e mirë dhe përgatitjet po shkojnë sipas planit. 

“Jemi duke u përgatitur për ndeshjen ndaj Moldavisë. 

Atmosfera është shumë e mirë dhe djemtë janë duke bërë me të mirën. 

Nuk kisha dashur të flas shume para ndeshjeve dhe te presim e mos të ngutemi me deklarata.

Besoj që kemi një grup me lojtar të mirë por ta shohim me kohë ecurinë”, thotë Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Këto ndeshje shërbejnë që të përgatiten sa më mirë për sfidat kualifikuese për Evropianin “Sllovakia 2025”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat