Mbrojtësi spanjoll - në vitin e fundit të kontratës

Futboll

Mbrojtësi spanjoll - në vitin e fundit të kontratës

Më: 23 mars 2023 Në ora: 18:58
Nacho Fernandez

Nacho Fernandez ka dalë nga moshat e Real Madrid, ndërkohë që është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2012.

Mbrojtësi spanjoll ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Sigurisht që ai dëshiron të rinovojë kontratën për të vijuar aventurën me skuadrën e zemrës.

Gjatë një prononcimi nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës, 33-vjeçari foli hapur rreth së ardhmes.

“Thjesht po mundohem të jetoj të tashmen, jam në momentin më të mirë të karrierës sime.

Do të ishte e njëjta situatë për mua edhe nëse do të kisha edhe dy vite kontratë me Realin.

Tani për tani jam i kënaqur. Rinovimi? Do të marrim një vendim së bashku me drejtuesit në lidhje me këtë çështje. Unë di të them se nuk ia kam idenë se çfarë do të thotë të luash për një klub tjetër.

Jam i sigurt se do e kem të vështirë të gjej një vend më të mirë se këtu. Dua të ndihem po aq i rëndësishëm sa kam qenë vitet e fundit. Kaq, nuk është se kërkoj më shumë minuta apo para”, u shpreh Nacho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat