Leeds synon sulmuesin e Kombëtares

Futboll

Leeds synon sulmuesin e Kombëtares

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:28
Pamje nga një ndeshje

Leeds United është në kërkim të një sulmuesi dhe në listën e tyre të objektivave është Che Adams.

Futbollisti 26-vjeçar është pjesë e Southampton dhe këtë sezon ka shënuar 5 gola në 25 ndeshje në Premier League.

Gjithsesi Leeds e shikon si një element të vlefshëm për skuadrën sezonin e ardhshëm.

“Shenjtorët” rrezikojnë të bien në Championship dhe për klubin anglez do jetë më e lehtë ta transferojnë Che Adams.

Southampton ka shpenzuar jo pak për sulmuesin. Në verën e vitit 2019 pagoi 16.7 milionë euro për ta blerë nga Birmingham, pasi kishte shënuar 22 gola.

Adams debutoi me kombëtaren e Skocisë në marsin e vitit 2021. Deri tani ka shënuar gjashtë gola në 22 ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat