Befason Georgina

Futboll

Befason Georgina

Më: 24 mars 2023 Në ora: 17:29
Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

Në një intervistë për El Hormiguero, Georgina Rodriguez bëri një rrëfim që i la të gjithë pa fjalë.

“I dua fëmijët, jam shumë e organizuar.

I dua fëmijët e mi gjatë gjithë ditës, por jo të gjithë të tjerëve”, ka thënë partnerja e Cristiano Ronaldo-s.

“Ne nënat i njohim shumë mirë fëmijët tanë dhe kemi durimin t’i edukojmë dhe t’u kushtojmë kohë atyre. Ata kanë personalitete shumë të ndryshme.

“Në shkollë i rrahinn dhe nuk mbrohen, – ka shtuar Georgina Rodriguez për fëmijët e saj. – Një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi duke qarë sepse e kishin rrahur.

“Po ti nuk di të mbrohesh?”, e pyeta menjëherë. Por e vërteta është se unë i mësoj të mos godasin njëri-tjetrin dhe janë shumë të sjellshëm në shkollë.

Dhe atëherë nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të shkonin duke u grindur me të tjerët”.

Cristiano Ronaldo ka pesë trashëgimtarë: Cristiano Junior, i lindur në vitin 2010 nga një grua e panjohur; binjakët Mateo dhe Eva mbërritën në vitin 2017 me ndihmën e një nëne surrogate, Alana Martina (2017) dhe Esmeralda (2022) nga Georgina. Rodriguez i konsideron të gjithë fëmijët e saj dhe ka specifikuar vazhdimisht se nuk bën asnjë dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat