Andorra që humb thuajse gjithmonë, mori pikë në Kosovë

Futboll

Andorra që humb thuajse gjithmonë, mori pikë në Kosovë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 11:41
Pamje nga ndeshja

Mediat e huaja kanë nisur t’i japin jehonë të madhe pikës që e mori Andorra në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës nuk arriti më shumë se një barazim me një Kombëtare të pafuqishme.

E njëri prej mediumeve më të njohur në botë të futbollit “Goal.com” ia ka kushtuar një shkrim kësaj arritjeje të madhe të Andorrës, e cila rrallë merr pikë kudo që luan.

“Impresionon Andorra: 11 në Kosovë për një skuadër që humb (thuajse) gjithmonë”, është titulli i këtij mediumi.

“Andorra barazoi në Kosovë dhe e bëri një impresionimi të vogël: e regjistroi barazimin e dytë në gjashtë ndeshje dhe i dha fund një serie të gjatë të humbjeve.

Kjo Kombëtare njihet për një seri të zezë prej 56 humbjesh nga 56 ndeshje kualifikuese. Skuadra nga principata e vogël nuk ka fituar ndeshje që nga viti 2019.

Kësaj, radhe, e nxori një pikë ndaj një skuadre shumë më të fortë, e cila e ka një lojtar si Vedat Muriqi”, shkruan tutje “Goal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat