‘Spurs’ synojnë t’ia ‘vjedhin’ Cityt Laporte-n

Futboll

‘Spurs’ synojnë t’ia ‘vjedhin’ Cityt Laporte-n

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:51
Aymeric Laporte

Tottenham është duke provuar që t’ia ‘vjedh’ Mancheser Cityt mbrojtësin Aymeric Laporte.

Mbrojtësi i ‘Qytetarëve’ sipas medieve britanike, është në shënjestër të ‘Spurs’.

Krerët e Tottenhamit janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me City-n për transferimin e Laporte gjatë kësaj verë.

Megjithatë, Tottenham nëse nuk arrin të bëjë të vetin mbrojtësin e Cityt, atëherë plani B i ‘Spurs’ thuhet se është qendërmbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi ose mbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat