Milani rinovon me sulmuesin veteran

Futboll

Milani rinovon me sulmuesin veteran

Më: 29 mars 2023 Në ora: 23:35
Zlatan Ibrahimoviç dhe Oliver Giroud

Milan dhe Oliver Giroud bashkë deri në 2024-ën.

Sulmuesi francez, që iu bashkua kuqezinjve në verën e 2021-shit, po bën mjaft mirë në Milano dhe palët kanë vendosur të rinovojnë kontratën.

Pas një takimi të mbajtur nga drejtuesit e Milanit dhe mnenaxherët e sulmuesit, është vendosur që palët të zgjatin bashkëpunimin deri në verën e 2024-ës.

Me kontratën e re, Giroud pritet të përfitojë një pagë prej 3.8 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa firma pritet të hidhet brenda pak ditësh, ndoshta pas përfundimit të çerekfinaleve të Champions Leagues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat