Çfarë po ngjan me Leart Paçaradën?

Futboll

Çfarë po ngjan me Leart Paçaradën?

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:14
Leart Paçarada

Leart Paçarada u zyrtarizua te Kolni në janar, ku do t’i bashkohet skuadrës së madhe gjermane në verë si futbollist i lirë pasi kontrata me St Paulin i skadon.

Ishte skuadra gjermane Koln që prezantoi Paqaradën dhe futbollisti nënshkroi kontratë tre vjeçare deri në verën e vitit 2026.

Por reprezentuesi ynë ende nuk e ka të sigurt nëse do të luaj te Kolni nga vera, pas problemeve të fundit që ka klubi i tij i ri.

Kolnit i është ndaluar transferimi i futbollistëve nga FIFA deri në verën e vitit 2024 dhe kjo rrezikon edhe të ardhmen e Leart Paqaradës.

FIFA ka njoftuar klubin nga Bundesliga për ndalimin e transferimeve deri në verën e vitit 2024 për shkak të transferimit të talentit slloven Jaka Cuber Potocnik i cili ishte i parregullt, pasi ai kishte shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me NK Olimpija dhe kishte nënshkruar me Kolnin.

Transferimi i vetëm i Kolnit është Leart Paçarada, por mediat në Gjermani kanë raportuar se ky transferim mund të dështoj dhe ende nuk dihet për fatin e mbrojtësit të majtë..

Koln ka njoftuar se do të apeloj vendimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Sporteve ‘CAS’, por e ardhmja e Paçaradës mbetet ende në ajër.

Nëse sanksioni ndaj klubit bardhekuq mbetet në fuqi, atëherë transferimi i 28-vjeçarit do të dështoj dhe Paçarada do të mbetet një futbollist i lirë pasi nuk do të mund të regjistrohet si futbollist i ri i Kolnit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat