Barcelona gati të “rrëmbejë” dy futbollistë me kosto zero

Futboll

Barcelona gati të “rrëmbejë” dy futbollistë me kosto zero

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:41
Flamuri i Barcelonës

Klubi katalunas është në një fazë ku kërkon transferime me kosto zero pas problemeve të mëdha financiare në vitet e fundit.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Gundogan dhe Martinez i përshtaten më së miri faturës së tyre, pasi përfundojnë kontratat më 30 qershor dhe mund të transferohen si lojtarë të lirë.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga “Camp Nou” nuk do ta kenë aspak të lehtë t’i regjistrojnë lojtarët e rinj dhe tashmë kanë një plan veprimi.

Barcelona mendon të vendos një klauzolë të re, që në rast se klubi nuk mund t’i regjistroj për shkak të “Fair Play Financiarit”, t’i transferonte në një klub tjetër ku do të fitonin atë që kishin parashikuar në kontratën e tij me Barçën.

Një klauzolë disi e çuditshme, pasi mbetet për t’u parë se kush e paguan atë klauzolë të supozuar nëse Barça nuk ka më përshtatje në skuadrën e saj.

Një çështje që do të ishte nën vëzhgim në La Liga dhe që do të kërkonte edhe pëlqimin e klubit në të cilin ata përfundojnë. Inigo është i gatshëm të pranojë këtë klauzolë të çuditshme.

Nga ana tjetër, Gundogan ka një marrëveshje me Barçën, por turku nuk e ka të qartë këtë ‘fairplay’ që klubi i Barcelonës dëshiron të përfshijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat