Arteta vlerëson ish-trajnerin

Futboll

Arteta vlerëson ish-trajnerin

Më: 30 mars 2023 Në ora: 14:14
Wenger e Arteta

Mikel Arteta ka vlerësuar ish-trajnerin e tij, Arsen Wenger, pas nderimit në Hollin e Famës së Premier Ligës.

“Mendoj se emri i tij do të mbahet përgjithmonë mend. Nuk mendoj se ka ndonjë menaxher tjetër që ka pasur më shumë ndikim.

Disa kanë sjellë ide të ndryshme, personazhe, gara, por ai kishte një vizion që ishte shumë më i gjerë se çdo menaxher tjetër në atë kohë. Anglia dhe Premier Liga duhet t’i jenë shumë mirënjohëse përgjithmonë këtij njeriu.

Ka ndodhur vetëm një herë në histori që një skuadër nuk është mposhtur gjatë një sezoni dhe ka një arsye për këtë. Kjo tregon se sa e pabesueshme është ajo që ai ka bërë.

Ai është frymëzues, mendoj se ai frymëzoi çdo lojtar dhe anëtar të stafit me të cilin punoi, mendoj se ai frymëzoi futbollin anglez dhe e çoi atë në një tjetër nivel dhe mendoj se ai e sfidoi futbollin anglez të hapte dyert”, tha tekniku i “topçinjve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat