Vioresin Sinani: Vllaznia do finalen

Futboll

Vioresin Sinani: Vllaznia do finalen

Më: 30 mars 2023 Në ora: 14:50
Vioresin Sinani

Shorti vuri përballë Vllazninë me Egnatian në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, me shkodranët që dëshirojnë ta fitojnë këtë trofe për vitin e tretë radhazi.

Një një prononcim për mediat, drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani, u shpreh se skuadra do të bëjë gjithçka për ta fituar këtë trofe.

Presidenti donte Tiranën, por ra Egnatia.

Më mirë në syrin teknik?

Mendoj se të katërt skuadrat janë të forta.

Vetë kampionati e ka treguar se diferencat janë të vogla.

Egnatia ka treguar gjatë kampionatit që ka stabilitet dhe ka lojtarë cilësorë.

Por Vllaznia do zhvillojë ndeshje të mira me Egnatian dhe do të shkojë në finale.

Egnatia, një mace e zezë për Vllazninë…

Shpresoj që ky është momenti që Vllaznia të kualifikohet me Egnatian dhe të dalë në finale me njërën prej fituese të çiftit tjetër.

Egnatia ka një ekip me lojtarë mjaft të mirë, por jam i bindur që kësaj radhe është radha jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat