Teuta sfidon Partizanin

Futboll

Teuta sfidon Partizanin

Më: 30 mars 2023 Në ora: 21:54
Pamje nga një ndeshje

Ndeshjet e Kombëtareve përfunduan dhe klubet nisin sërish aksionin këtë fundjavë.

“Abissnet Superiore“ nis sërish aksionin duke filluar nga dita e shtunë.

Më datë 1 prill do të zhivllohen tre takime të elitës së futbollit të Shqipërisë.

Në orën 15:00 do të zhvillohen paralelisht dy ndeshje. Në Kukës, verilindorët presin Egnatian, ndërsa Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi”.

Më vonë, në mbrëmje, luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës, ajo mes Teutës dhe Partizanit.

Ndërkaq, të dielën, më 2 prill, do të luhen edhe dy ndeshjet e mbetura të javës së 27 të “Abissnet Superiore”-s. Në orën 15:00, Kastrioti përplaset me Laçin, ndërsa në orën 18:00, Tiranën e pret një sifdë e vështirë me Erzenin.

Java e 27 e “Abissnet Superiore”-s:

E shtunë, 1 prill

15:00 Kukësi – Egnatia

15:00 Vllaznia – Bylis

18:00 Teuta – Partizani

E diel, 2 prill

15:00 Kastrioti – Laçi

18:00 Tirana – Erzeni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat