Dhjetë fitore rresht! Cila është nota për Paçaradën, Idrizin dhe Fazlijin në Gjermani?

Futboll

Dhjetë fitore rresht! Cila është nota për Paçaradën, Idrizin dhe Fazlijin në Gjermani?

Nga: K. Goca Më: 1 prill 2023 Në ora: 23:18
Leart Paçarada

St. Pauli nuk njeh rival në pjesën e dytë të kampionatit, duke shënuar fitoren e dhjetë rresht.

St. Pauli ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Regensburg, në takimin e javës së 26-të të Bundesliga II.

Futbollisti Owusu ka shënuar autogol në minutën e 23-të, që i kushtoi shtrenjtë skuadrës së tij, me humbje

Kapiteni Leart Paçarada u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 90+1.

Fazliji është aktivizuar në minutën e 70-të. 

Paçarada dhe Fazliji iu gëzuan fitores së St. Paulit.

Blendi Idrizi ka luajtur 74 minuta për Regensburgun. 

Paçarada u vlerësua me notë 7.0, Fazliji 6.4 e Idrizi 6.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Jakov Mediq është lojtar i ndeshjes, me notën 8.0.

St. Pauli renditet në vend të 4-të me 44 pikë e Regensburg në të 15-tin me 26 pas 26 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat