Liverpooli gati të harxhojë 50 mln euro për sulmuesin spanjoll

Futboll

Liverpooli gati të harxhojë 50 mln euro për sulmuesin spanjoll

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:22
Niko Wiliams

Mesfushori sulmues Niko Wiliams, i cili është në pronësi të Atletik Bilbao, mund të përfundojë në Premier Ligë.

Sipas gazetarëve të të përditshmes spanjolle “AS”, skuadra e LIverpoolit është interesuar për nënshkrimin e anësorit 20-vjeçar.

Shuma e transaksionit të mundshëm llogaritet në 50 milionë euro.

Në sezonin aktual të kampionatit të Spanjës, Niko mori pjesë në 26 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri katër asistime.

Kontrata e lojtarit me skuadrën baske zgjat deri në mesin e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat