Berlusconi: Ja pse nuk ia mora Maradonën dikur Napolit

Futboll

Berlusconi: Ja pse nuk ia mora Maradonën dikur Napolit

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:10
Berlusconi

Ish-presidenti i kuqezinjve, sot në krye të Monza, ka bërë një rrëfim tejet interesant për “Gazzetta dello Sport”, në prag të supersfidës Napoli-Milan.

"Një keqardhje shumë e thellë, jo vetëm sepse Maradona ishte lojtari më i madh i gjeneratës së tij.

Ai ishte një person i brishtë, ndoshta disiplina dhe vëmendja ndaj individëve që ekzistonte te Milani im do ta kishte ndihmuar të shmangte disa gabime.

Por atë ditë, duke biseduar me të, kuptova një gjë: Maradona ishte Napoli, ai ishte simboli dhe flamuri i Napolit më të madh në histori, të paktën deri më sot.

Flamujt nuk mund të blihen dhe nuk mund të zhvendosen.

Do të ishte sikur të merrja zemrën e një qyteti të tërë dhe ta transferoja në Milano.

Do të ishte e padrejtë, nuk mund të bëhej. Këtë vlerësim e ndau edhe vetë Diego, i cili kishte një ndjeshmëri të madhe”, thotë Berlusconi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat