Guardiola: Nuk kisha për qëllim ta ofendoja

Futboll

Guardiola: Nuk kisha për qëllim ta ofendoja

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:30
Guardiola

Manchester City mori një fitore të madhe në Etihad Stadium teksa mposhti me shifrat 4-1, Liverpoolin. Edhe pse kaluan të parët në disavantazh, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shpejt morën “frenat e lojës” në dorë duke komanduar në çdo cep të fushës.

Tekniku spanjoll shijoi spektaklin e të tijve ndërsa nuk mungoi edhe festa pas çdo goli.

Madje, në një prej tyre Guardiola u pa të festonte para syve të Kostas Tsimikas që ishte duke kryer nxehmjen para se të aktivizohej në lojë. I pyetur për këtë episod pas ndeshjes, Guardiola u shpreh se nuk e kishte bërë qëllimisht ndërsa shtoi se ai i festoon gjithnjë golat.

“Më vjen shumë keq, por flisni me Tsimikas dhe do e shihni që nuk kam treguar mungesë respekti.

Thjesht festova golin, e festova me djalin tim. Ishte një gol i bukur dhe kaq.

Më vjen keq për mënyrën si mund të jetë dukur në televizion. Mendoni se ishte një mënyrë ofenduese?

Nëse është kështu atëherë kërkoj falje, më vjen keq me të vërtetë”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat