Allegri përgatitet për përmbysjen e madhe

Futboll

Allegri përgatitet për përmbysjen e madhe

Më: 2 prill 2023 Në ora: 15:42
Allegri

Juventus-i nuk ishte përballur me një sezon kaq të komplikuar si brenda dhe jashtë fushës për shumë vite dhe problemet mund të mos kenë përfunduar ende. Pavarësisht gjithçkaje, bardhezinjtë po tregojnë karakter të madh.

Formacioni bardhezi, pavarësisht dënimit të rëndë prej 15 pikësh për rastin e fitimeve kapitale, është vetëm pak pikë larg pozicioneve të vlefshme për kualifikimin në Champions League.

Renditja mund të ndryshojë sërish për Juventus-in. Brenda ambientit të klubit bardhezi dhe më gjerë, filtron shumë optimizëm në lidhje me apelimin në Kolegjin e Garancisë së CONI-t.

Më 19 prill, Kolegji i Garancive të CONI-t do të shprehë mendimin e tij për ankesën e paraqitur nga Juventus kundër dënimit prej 15 pikësh të vendosur në janar nga Gjykata e Apelit.

Brenda ‘botës bardhezi’, si tifozët ashtu edhe ata të brendshëm, në fakt, ekziston një besim i fortë se penaliteti do të anulohet. Në fakt, shumë ekspertë juridikë kanë nënvizuar se si arsyet e dhëna nga Gjykata kanë disa problematika.

Ndaj deri më sot, ndjesia është se 15 pikët e hequra në fillim të vitit do t’u kthehen torinezëve dhe renditja do të kthehet sërish përmbys, duke bërë që Massimiliano Allegri të buzëqeshë.

Trajneri i Juventus-it, pavarësisht nga një pjesë e parë zhgënjyese të sezonit, do të ishte në vendin e dytë të renditjes pa penalitet pas vetëm Napoli-t të Luciano Spalletti-t, autor i një sezoni të mrekullueshëm.

Një anulim i penalizimit do të ndryshonte shumë tek Juventus-i, duke përfshirë edhe gjykimin ndaj Allegri-t. Një vend i dytë konkret dhe ndoshta rezultate të shkëlqyera në Europa League, do t’i lejonin Allegri-t të fitonte konfirmimin edhe për vitin e ardhshëm.

Anulimi i mundshëm i 15 pikëve të penalitet do të ishte një dush autentik i ftohtë si për ekipet milaneze dhe ato romake, të cilët do të gjendeshin të gjithë pas formacionit bardhezi.

Krahas kësaj, megjithatë, duhet të saktësohet se bardhezinjtë do të mbeten ende në garë për një vend në Champions League edhe pa kthimin e 15 pikëve, duke qenë se janë vetëm 4 pikë nga vendi i katërt.

Juventus do të përballet me këtë pjesë të fundit të sezonit dhe çështja në lidhje me gjykatat është gjithashtu thelbësore për marrjen e vendimeve të klubit për stolin dhe merkaton. Nga ana tjetër, Allegri është i qetë me një kampionat ende për t’u luajtur dhe një vendim që ende mund të ndryshojë gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat