Muslija shënon në Gjermani

Futboll

Muslija shënon në Gjermani

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:16
Florent Muslija

Florent Muslija ka vazhduar me paraqitje fantastike në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.

Mesfushori kosovar e nisi si gjithmonë ndeshjen nga minuta e parë, në fitoren që Paderborn e arriti 3:2 ndaj Greuther Furth.

Ishte minuta e 61-të e ndeshjes, kur Muslija realizoi gol për ta ngritur epërsinë në 2-0.

Ky ishte goli i pestë këtë edicion në Bundesliga 2 për Muslijën, teksa ka bërë edhe tre asistime.

Me këtë fitore Paderborn ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 43 pikë dhe mbetet në garë për tu rikthyer në Bundesliga 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat