Plaku: Hasani ka vazhdimësi

Futboll

Plaku: Hasani ka vazhdimësi

Më: 2 prill 2023 Në ora: 20:43
Plaku

Tirana arriti një fitore të vështirë përballë Erzenit me rezultatin 3:1 në ndeshjen e fundit të javës së 27-të të Superiores dhe gjithashtu e fundit e fazës së tretë të kampionatit.

Pas ndeshjes foli edhe Sebino Plaku, pjesë e stafit teknik të Tiranës.

Pjesa e parë kishte shumë volum, duele të fituara.

Kishte shumë trysni, ekipi vinte nga një situatë jo normale.

Abazaj vjen nga dëmtime, ka qenë një iniciativë e trajnerit Shehit për ta rrezikuar, na ndihmoi shumë, do të ketë ecuri.

Përsa i përket pozicionit nuk do të jetë fiks, është më shumë i hapësirës dhe ne do të na bëjë shumë mirë.

Ky është një cikël i vazhdueshëm, të gjithë mundohemi të kontribuojmë, normale që jam munduar të jap më shumë në repartin e sulmit, edhe pse kemi shumë punë përpara, kemi ende potencial për të shfaqur.

Është një eksperiencë shumë e bukur dhe po e shijojmë, Hasani është një sulmues që ka vazhdimësi.

Brezat e rinj qenkan ndryshe, po mundohemi të përshtatemi, çdo eksperiencë që kemi do mundohemi tja japim edhe lojtarëve. Nëse do synojmë maksimumin, do japim vazhdimësi, janë shumë faktorë dhe ngjarje që kanë ndodhur në ekip, por nuk më takojnë mua të flas.

Shumë lojtarë që kanë ardhur nga janari, janë rritur nga java në javë, faza e fundit do të jetë edhe më e mirë për Tiranën”, u shpreh Sebino Plaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat