Todd Boehly nuk duron më

Futboll

Todd Boehly nuk duron më

Më: 2 prill 2023 Në ora: 21:33
Graham Potter

Todd Boehly nuk duron më!

Turpërimi i djeshëm brenda në “Stamford Bridge” nga Aston Villa duke i se ka vënë vulën largimit të Graham Potter, nga pankina e Chelsea, me Presidentin Todd Boehly, që duket se është tepër i zhgënjer me performancat e Potter, edhe pas kalimit të tyre në çerek-finalet e UEFA Champions League.

“Chelsea FC ka njoftuar se Graham Potter është larguar nga klubi.

Gjatë periudhës së drejtimit të klubit, Graham na ka çuar në çerekfinalen e Champions League, ku do të përballemi me Real Madridin.

Chelsea dëshiron të falënderojë atë për të gjitha përpjekjet dhe kontributin e tij”,- shkruan klubi në deklaratën e tyre.

Potteri erdhi te Chelsea në fillimin e këtij sezon pas shkarkimit të befshëm të tekniku gjerman Thomas Tuchel.

Me “blutë” e Londrës Potter ka fituar mesatarisht 1.42 pikë për ndeshje, ndërsa ekipi tashmë është në një krizë të vërtetë ku pas 29 javëve kampionat renditet në vendin e 11-të në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat