Messi, Mbappe, Hakimi e Donnarumma, me PSG-në kokulur në përballje me Lyonin

Futboll

Messi, Mbappe, Hakimi e Donnarumma, me PSG-në kokulur në përballje me Lyonin

Nga: K. G. Më: 2 prill 2023 Në ora: 22:49
Pamje nga ndeshja

PSG ka gabuar si vendas, gjunjëzohet me rezultat 1:0 nga Lyoni, në takimin e javës së 29-të të kampionatit francez.

Një mbrëmje zhgënjyes për parisienët.

Messi, Mbappe, Hakimi e portieri Donnarumma, me bashkëlojtarë të tjerë, sonte nuk iu shkoi ashtu siç pritej në duel me rivalin e papërshtatshëm, Lyonin.

Futbollisti Lacazette në minutën e 39 ka dështuar nga penalltia për të kaluar në epërsi Lyonin. 

Barcola në minutën e 56-të ka realizuar për fitoren e Lyonit.

PSG udhëheq renditjen me 66 pikë, ka 6 më shumë se Lens dhe Marseille e Lyoni zë pozitën e nëntë me 44 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat