Klubi arab po përgatit ofertë të majme për Coutinhon

Futboll

Klubi arab po përgatit ofertë të majme për Coutinhon

Më: 3 prill 2023 Në ora: 16:05
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho mund ta ndjek rrugën e Cristiano Ronaldos për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Në fakt, një klub nga liga e këtij vendi ka shprehur interesim për futbollistin e Aston Villës.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “Football Insider”.

Ish-futbollisti i Espanyolit, Interit, Liverpoolit, Barcelonës e Bayern Munichut, dështoi ta tregonte veten sa duhet në eksperiencën e tij të dytë në Premierligë.

Prandaj, ai mund ta konsiderojë ofertën e ardhur për të nga Arabia Saudite, edhe pse për momentin nuk dihet se për cilin klub bëhet fjalë dhe sa saktë është oferta për përfaqësuesin e dikurshëm brazilian.

Coutinho ishte bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në periudhën kur luante në Liverpool, por që prej largimit nga “Anfield Road” karriera e tij e ka marrë tatëpjetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat