Manchester United rinovon me një nga liderët e skuadrës

Futboll

Manchester United rinovon me një nga liderët e skuadrës

Më: 4 prill 2023 Në ora: 14:43
Ten Hag e Luke Shaw

Manchester United dhe Luke Shaw gjejnë gjuhën e përbashkët për të vijuar rrugëtimin së bashku me mbrojtësin që rinovoi kontratën deri në qershorin e vitit 2027.

Shaw u bashkua me “Djajtë e Kuq” nga Southampton në vitin 2014 dhe tashmë është shndërruar në një prej liderëve të skuadrës. Jo më kot drejtuesit, por edhe trajneri Erik ten Hag e vlerësuan duke e konsideruar si një element thelbësor jo vetëm për fushën e lojës por edhe për dhomat e zhveshjes.

Gjatë këtyre viteve si pjesë e United, mbrojtësi koleksionon 249 paraqitje me fanellën e “Djajve të Kuq” ndërsa me anë të Manchester United, 27-vjeçari arriti edhe kombëtaren e Anglisë duke marrë pjesë edhe në dy Kupa të Botës dhe një Kampionat Europian.

Pasi hodhi firmën në kontratën e re, Shaw u shpreh se se me trajnerin e ri kërkon të arrijë shumë sukses me United dhe se do të japë gjithçka nga vetja për të përmbushur objektivat.

“Nëntë vite më parë firmosa për këtë klub të mrekullueshëm dhe tani jam shumë i emocionuar që do të vijojmë këtë rrugëtim.

Jam rritur shumë duke luajtur në një klub si Manchesteri, jo vetëm si futbollist por edhe si person, e di se çfarë duhet për të pasur sukses këtu. Jemi në fillimin e një udhëtimi me një trajner të ri.

Këtë sezon kemi arritur suksese, por dua më shumë.

Është mundësia që të krijojmë diçka speciale dhe unë do të jap gjithçka për të përmbushur objektivin”, u shpreh Shaw.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat