A do te luajë Victor Osimhen ndaj Milanit?

Futboll

A do te luajë Victor Osimhen ndaj Milanit?

Më: 4 prill 2023 Në ora: 16:47
Victor Osimhen

Dy skuadrat do të takohen sërish pas pak ditësh për çerekfinalet e Champions League, ku ndeshja e parë mes tyre do të zhvillohet në San Siro.

Një tjetër ndeshje në të cilën Luciano Spalletti mund të mos ketë sulmuesin kryesort të ekipit, Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian dhe golashënuesi më i mirë po përballet me një problem dëmtimi muskulor, por pjesëmarrja e tij do të vendoset brenda javës.

Nëse Osimen arrin të stërvitet të premten, atëherë ai do të jetë në dispozicion të Spallettit.

Sigurisht, “Sky Sports” raporton se te Napoli duhet të shpresojnë në një mrekulli. Diçka që do ta zbulojmë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat