Trajneri Sedloski nis punën te Vllaznia

Futboll

Trajneri Sedloski nis punën te Vllaznia

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:18
Vllaznia

Pas zyrtarizimit ditën e djeshme nga ana e klubit, trajneri i ri i Vllaznisë, Goçe Sedloski ka zhvilluar stërvitjen e parë me skuadrën pasditen e sotme.

Tekniku ka filluar kështu zyrtarisht nga puna për përgatitjen e ndeshjes së radhës së kampionatit ndaj Erzenit, që do të luhet të dielën.

Sedloski ka pasur një diskutim me skuadrën në fushë, duke vendosur edhe programin stërvitor për në vazhdim. Më pas, trajneri maqedonas e ka vijuar stërvitjen në fushën “Reshit Rusi”, ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori sportiv i klubit Vioresin Sinani.

Po ashtu, në këtë seancë stërvitore, trajneri Sedloski u shoqërua edhe nga ndihmësi i tij Aleksandar Vlahoviç dhe pjesa tjetër e stafit teknik të Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat