Ten Haag bën gati listën e largimeve

Futboll

Ten Haag bën gati listën e largimeve

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:19
Manchester United

Ten Haag ka arritur që të vendosë mentalitetin e tij te skuadra e Manchester United këtë sezon, duke e ndihmuar për të qenë në zonën Champions.

Strategu holandez pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në merkaton e verës, duke sakrifikuar disa lojtarë. Manchester Evening News raporton se Harry Maguire, Brandon Williams, Alex Telles, Anthony Martial dhe Eric Bailly do të jenë të gjithë në shitje këtë verë.

Maguire është kapiteni i skuadrës dhe Ten Hag shpesh ka folur shumë për aftësitë e tij drejtuese. Por 30-vjeçarit i mungojnë mundësitë për ekipin e parë dhe e gjeti veten duke kaluar shumë kohë në stol.

Martial besohet të jetë i preferuari i bashkëpronarit Joel Glazer dhe ai thuhet se ka ndërhyrë për të ndaluar shitjen e francezit më parë. 27-vjeçari, i cili u nënshkrua me shumë pritshmëri në vitin 2015, nuk ka arritur të bindë gjatë një periudhe të gjatë dhe është penguar gjithnjë e më shumë nga problemet e dëmtimeve.

Jadon Sancho gjithashtu mund të jetë në rrezik të largimit pasi Ten Hag thuhet se nuk është i kënaqur me lojtarin. Fondet e mbledhura nga shitja e klubit mund të ndihmojnë United të arrijë ambiciet e tyre me blerjet që do të mund të bëhen në merkaton e kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat