Marotta i jep krahë Inzaghit

Futboll

Marotta i jep krahë Inzaghit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 21:47
Inzaghi

Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, foli për disa tema para ndeshjes kundër Juventusit.

Sigurisht që pyetja kryesore lidhet me situatën e trajnerit.

“A do të jetë e ardhmja ende me Inzaghin? Ne kemi besim dhe e kemi thënë, ai ka një kontratë me ne, kështu që marrëdhënia e besimit është shumëvjeçare.

Ka një ngërç në Serinë A dhe duhet të gjejmë sërish vazhdimësinë.

Fakti që po luajmë për finalen e Kupës së Italisë dhe jemi edhe çerekfinaleve të Champions League do të thotë se trajneri ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm.”

Marotta nuk heq përgjegjësitë nga vetja në rast se sezoni do të mbyllet me zhgënjim.

“Të gjithë jemi nën vëzhgim, nëse rezultatet mungojnë në fund do të jemi të gjithë fajtorë, jo vetëm trajneri.

Por duhet të kemi parasysh që njëri fiton dhe të tjerët humbasin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat