Fitore me përmbysje

Futboll

Fitore me përmbysje

Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:01
Pamje nga ndeshja

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, po kalon një moment fantastik në futbollin turk me fanellën e Ankaraguçu. 28-vjeçari nga Gambia realizoi dopietë në përballjen e sotme ndaj Trabzonsporit, të vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Turqisë, ku skuadra e tij triumfoi me përmbysje 3-1.

Miqtë nga Trabzoni kaluan të parët me Omur në minutën e 22-të, teksa Ankaraguçu përmbysi rezultatin me Soue dhe Diack në minutat 51 dhe 69.

Për të vulosur këtë duel mendoi sërish Soue që në minutën e 83-të realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij që arriti të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës.

Vlen të theksohet fakti se ish-sulmuesi i Skënderbeut këtë sezon ka realizuar edhe 7 gola në kampionatin turk, si dhe ka regjistruar dhe 3 asist duke u shndërruar në një protagonist te skuadra e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat