Juve - Inter, gjesti i Bonuccit gjatë sherrit është për duartrokitje!

Futboll

Juve - Inter, gjesti i Bonuccit gjatë sherrit është për duartrokitje!

Më: 5 prill 2023 Në ora: 19:40
Juventusi

Sherri që shpërtheu në fund të ndeshjes Juve-Inter ka shkaktuar diskutime.

Trazirat e nxehta që shpërthyen në fushë në fund të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë pa si protagonist një nga simbolet e klubit të Juventusit.

Një lojtar i cili, pavarësisht problemeve të ndryshme fizike që e kanë mbajtur jashtë javëve të fundit, është gjithmonë në krah të ekipit dhe tifozëve sidomos në momentet më të komplikuara: Leonardo Bonucci.

Në fishkëllimën e fundit të ndeshjes, Bonucci del në fushë dhe tenton të ndërhyjë në kaosin e përgjithshëm.

Të pranishmit në tribunë, duke parë mbrojtësin e Italisë të startojë me vrap per te shkuar te trazirat, menduan në një ndërhyrje direkte të mbrojtësit në sherr.

Këtu, megjithatë, Bonucci vë në lojë të gjitha cilësitë e tij drejtuese: një video tregon mbrojtësin 35-vjeçar duke iu drejtuar Juan Cuadrado, lojtarit më nervoz në ndeshjen e emocionuar dhe tensionuar te gjysmefinales. Bonucci i afrohet shokut te ekipit duke e marrë për krahu por kolumbiani shumë nervoz e largon.

Mbrojtësi i Juventusit i thotë diçka – duke mbuluar gojën me dorë për të parandaluar leximin e buzëve – dhe Cuadrado, duke ndaluar të dëgjojë këshillat e kolegut të tij veteran, duket se e kupton mesazhin e Bonuccit.

Më pas 35-vjeçari nga Viterbo e distancoi plotësisht kolumbianin nga turma e lojtarëve të përzier mes bardhezi e zi e blu, duke shmangur kështu pasojat më të këqija për shokun e tij të skuadrës pas përjashtimit që iu bë nga gjyqtari Massa në fund të ndeshjes.

Sakaq, ka edhe nga ata qe kane shtuar dozen si Fagioli.

Ai ka shkruajtur nje mesazh ne rrjetet sociale duke kundersulmuar Interin dhe sidomos Lukakun pas asaj qe ndodhi ne Allianz Stadium mes koreve raciste.

Mesfushori i referohet ndeshjes se kampionatit ne San Siro… “Kur ne San Siro i therrisnin c*gan Vlahoviqit dhe Kostiq ishte gjithcka ok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat